Nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetari Arjan Zabeli, përfundoi me sukses të lartë trajnimin “Advanced Infantry Marine Course“ në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zabeli që mbahet mend për fotografinë me ushtarin britanik duke luajtur futboll menjëherë pas luftës, gjatë shkollimit, në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në SHBA, në të gjitha fazat e trajnimit ka treguar paraqitje të shkëlqyer duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.
Për paraqitje të shkëlqyeshme dhe arritje të rezultateve të veçanta gjatë trajnimit për lidership në Shtetet e Bashkuara, tetari Arian Zabeli nderohet me çmimin “Gung Ho Award“, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, janë treguesit më të mirë për progresin të cilin po e arrin Forca e Sigurisë së Kosovës në krijimin dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.