×
  • Lajme
  • Lajme

    Dje ishte raportuar si person i zhdukur, gjendet i vdekur 36-vjeçari në Pejë

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 16:50
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Sferkë të Thatë në komunën e Pejës.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se gjatë së hënës, viktima ishte raportuar si person i zhdukur nga të afërmit e tij.

    “Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë.”, tha Gashi për Reporterin.

    Ai po ashtu bëri të ditur se mosha e viktimës është rreth 36-vjeçar, shkruan Reporteri.net.

    Gashi tha se në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe rasti po cilësohet si ‘Hetim i vdekjes’.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!