×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dje kryetari na ka thënë se do t’i largojë njërën anë të bllokadave”, biseda e kryepolicit me nënkryetarin e Zubin Potokut për ndaljen e provokimeve në Bërnjak

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 19:09

    Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti ka kërkuar nga serbët në Bërnjak që të ndalin provokimet ndaj policëve të Kosovës.


    Ahmeti gjatë një bisede me nënkryetarin e Zubin Potokut ka kërkuar ai nga ai që t’i bindin qytetarët serb që e kanë bllokuar rrugën të mos provokojnë dhe po ashtu ia ka kujtuar një premtim që dje e ka marrë nga kryetari i kësaj komunës, Srxhan Vulloviq që të zhbllokojë njërën anë të rrugëve.

    Në këtë bisedë Ahmeti dëgjohet duke thënë se Policia e Kosovës nuk do ta pengojë askënd që të lëvizë, mirëpo as nuk do të tolerojnë provokimet nga ana e protestuesve.

    “Dje kam pasur kontakt me kryetarin në fillim, edhe na ka thënë se do t’i largojë njërën anë të kamionëve gjatë ditës. E di që kryetari nuk i përfaqëson krejt njerëzit këtu. Nuk e kam vendos në presion për të mos i thënë nuk e ke bërë këtë. Keni thënë që nuk ka provokime, ne nuk e provojmë askënd sepse jemi profesionistë por njerëzit po i ngrenë gishtat e mesit duke pirë nga tre birra. Me qenë pak të kujdesshëm. Po flas për sot, mos të ndodhtë të ketë provokime sepse do të vini me një kërkesë tjetër”, dëgjohet teksa thotë Ahmeti.

    “Nuk ua përsëris kërkesën e djeshme për kamionët, sepse e di që ju vendos në pozitë të vështirë dhe nuk mund të realizoni. Atë e realizoj vetë nëse marr urdhër”.
    Ahmeti thekson se policët e Kosovës janë profesionistë dhe si të tillë reagojnë pa asnjë tendencë ndaj askujt.

    Biseda e plotë e Ahmetit me nënkryetarin e Zubin Potokut:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!