×
  • Lajme
  • Lajme / KQZ

    Dje u rinumëruan 13 nga 50 vendvotimet, procesi vazhdon sot

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 11:14

    Të hënën në QNR, me vendim të KQZ-së, janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet. Këto vendvotime të rinumëruara i takojnë komunës së Vushtrrisë, tha zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

    Elezi  për gazetën online Reporteri.net bëri të ditur se ditën e sotme do të procedohet edhe me rinumërimin e vendvotimeve të tjera.

    “Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ. Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë.

    Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera”, tha Elezi.

    Në mbledhjen e mbajtur më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimve.

    Fillimisht, KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025. Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

    Në vazhdim, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

    Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!