Pasditen e sotme, një autobus i kompanisë “Arditi Tours” është djegur në Fushë-Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e autobusëve që gjendet në Fushë Kosovë.
Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ende nuk kanë informata se si ka ardhur deri te incidenti. Ai shtoi se brenda autobusit nuk ka qenë askush.
“Nuk kemi ende informata të hollësishme se çfarë ka ndodh e si ka ndodh. Në autobus nuk ka pasur pasagjer, ai ka qenë i parkuar”, tha ai për Reporteri.net.
Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës të cilët kanë konfirmuar se nuk raportohet për të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci shtoi se në vendin e ngjarjes janë Policia, e po ashtu janë ftuar edhe zjarrëfikësit.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.