×
  • Lajme
  • Lajme

    Djegia e pronës private të nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Akt terrorist, shpresoj ta dënojnë QUINT-i dhe BE-ja

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 15:04

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi nënkryetares së Zveçanit, Natasa Tomaniq i është djegur prona private.

    Kurti ka thënë se elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq dhe kjo pikërisht më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Kurti thotë se ky “ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”.

    Kryeministri ka thënë se shpreson që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyrës së BE-së,  Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt të cilin e ka quajtur kriminal, terrorist e qyqar.

    “Pikërisht me 8 Mars, elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq. Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga strukura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon.

    Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet me mirënjohje, përkujdesje, dashuri e angazhim të përbashkët për barazi. Jo me dhunë e terror.
    Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.

    Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre. Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, shkruan kryeministri Kurti.

     

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është raportuar pas mesnate dhe nga ankuesja është thënë se është bërë qëllimshëm dhe vlera e dëmit është mjaft e lartë.

    “Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/

    Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, vlera e dëmit është e lartë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!