Pas ndërprerjes së furnizmit me energji elektrike në disa qytete të Kosovës, KEDS apelon te qytetarët që të kursejnë maksimalisht rrymën.
Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS ka sqaruar se ndërprerjet janë shkaktuar nga djegia e siguresave.
“Në disa zona, vecanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë duke u paraqitur mbingarkesa ekstreme, ku po djegen në vazhdimësi siguresat. Ekipet e KEDS-it janë duke i zëvëndësuar ato, por ka raste që po djegen të njëjtat nga dy e tri here”, thuhet në njoftim.
Kështu, KEDS apelon që kursimi i energjisë, në një pjesë të Prizrenit, Suharekës dhe Ferizajt, të jetë maksimal.
KEDS ka njoftuar nga ora 15:00 ka në dispozicion 430 punëtorë, sikurse 120 tjerë rezervë që të intervenojnë në secilën situatë. Por, KEDS vlerëson se kursimi i energjisë elektrike do t’ua lehtësonte shumë punën edhe atyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.