×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Djegia e trafos lë pa rrymë disa lagje në Prishtinë, KEDS del me njoftim

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 13:15

    Nënstacioni elektrik pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

    Zjarrfikësit tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkaq disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    KEDS ka dal me njoftim duke bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se janë duke punuar për ta sanuar atë.

    Në njoftim thuhet se një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë.

    KEDS thotë se aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.

    “Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, njofton KEDS.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!