×
  • Lajme
  • Lajme

    Djemtë iu kthyen në arkivol nga Serbia, nëna gjakovare dogji veten me benzinë para varrit të tyre

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 9:37

    Dje është kujtuar edhe vetëflijimi i një nëne, djemtë e së cilës ishin vrarë nga forcat serbe.


    Ajo kishte djegur veten, pasi i ishin kthyer mbetjet mortore të dy djemve të saj.

    Për katër vjet nëna gjakovare jetoi me shpresën se dy djemtë e saj që iu morën në luftë janë diku gjallë në Serbi. Por, shpresat u shuan kur më 24 maj të vitit 2003 kur eshtrat e bijve të saj u sollën në Kosovë.

    Pas varrimit të bijve 65 vjeçarja nga Korenica shkoi te varret e djemve të saj dhe e dogji veten me benzinë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!