×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV evidentohen parregullsi, lejohet votimi me dokumente të Serbisë

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 14:24

    Demokracia në Veprim (DnV), e cila po e vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha (87) vendvotimet në katër komunat veriore, njofton se deri në orën 12:00 kanë dalë për të votuar 21% e qytetarëve. Ndër parregullsitë e evidentuara, më të shpeshtat janë rastet e lejimit të votimit me dokumente të identifikimit të Serbisë.


    Eugen Cakolli, nga DnV, ka treguar daljen e qytetarëve në votime se prinë Leposaviqi.

    “Deri në ora 12:00 në bazë të informatave nga vëzhguesit tonë në terren kanë dalë për ta ushtruar të drejtëne tyre të votës 21% e qytetarëve në katër komunave veriore kanë. Komuna e Leposaviqit prin me dalje të votuesve me 24%, Zveçani me 21% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, në Mitrovicë kanë dal 20% të votuesve, ndërsa ën Zubin Potok 18%”, ka thënë ai.

    Cakolli ka përmendur edhe parregullësitë që janë raportuar deri në orën 12:00.

    “Parregullësitë më të shpeshta deri në orën 12:00 kanë qenë si identifikimi i votuesve dhe votimi me dokumente të Serbisë që është lejuar nga ana e komisionerve. Po ashtu edhe vështirësia e votuesve për të gjetur emrin në listën e vtotuesve në dy vendvotime, një në Mitrovicën e Veriut një në Leposaviq. Pastaj problem tjetër ka qenë edhe votimi faamiljar ku është votuar në 15 vend votime në mënyrë familajre këto komuna. Mitrovica prin me 7 raste për votim familajr. Po ashtu ka pasur raste të votimit jashtë kabinave në 3 vend votime në Leposaviq. Pastaj kemi pasur edhe problemi e tentativës për më shumë se një herë për të votuar, është evdidentuar vetëm në shkollën “Aziz Sylejmani” në Mitrovicën e Veriut. Ka pasur edhe raste të posterëve të kandidatëve që kanë qenë të pranishëm ëprball vendvotimit por kur kemi bërë kërkesë t’i largojnë i kanë larguar”, ka thënë ai.

    Cakolli ka folur edhe për prezencën e simboleve si të flamurit serb në qendra të votimit.

    “Në bazë të të dhënave nga vëzhguesit tanë në shumicën e rasteve flamuri i shtetit serb është prezent por nuk është evidentuar që ky flamur ka penguar votuesit të ushtrojnë të drejtën e votës. Edhe pse në bazë të informatave që kemi një pjesë e konsiderueshme e elektoratit shqiptar ka amrr pjesë në procesin zgjedhor. Pra Demokracia në Veprim fton qytetarët që të dalin për të votuar dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes dhe të krijimit të politikave që janë në funksion të përmirësimit të jetës së tyre”, ka shtuar ai.

    Ndërsa sipas kryetares së Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, procesi i votimit në katër komunat veriore është duke shkuar pa probleme. Sipas saj deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 9 mijë e 361.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!