×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Do përdoreshin për ngjarje kriminale, sekuestohen në Rrëshen dy vetura të vjedhura në Kosovë, arrestohet një 37-vjeçare

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 17:22

    Policia e Rrëshenit ka arrestuar një 34-vjeçare e identifikuar si Alketa Pjetri.

    E reja, e cila akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, dyshohet se ka sjellë në Shqipëri dy makina që ishin vjedhur në Kosovë.

    Sipas bluve, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volkswagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen.

    Makinat e vjedhura ishin në një servis, pronari i të cilit u procedua penalisht nga policia.

    “Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMË” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!