Austria është tronditur nga një masakër e paprecedentë. Në sulmin e armatosur që ndodhi të martën në shkollën e mesme në Graz, humbën jetën 10 persona, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, gjë për të cilën Gazeta Online Reporteri.net raportoi ekskluzivisht të martën.
Për T7, një i afërm i familjes së viktimës ka treguar për vendimin e familjes për të mos e kthyer trupin e vajzës së tyre të ndjerë në Kosovë, pasi sipas tyre kanë vendosur që ta varrosin atje, siç thuhet ta kenë më afër.
“Kufoma sipas informatave të prindit do të varroset në Graz. Arsyeja e prindit ishte që kur është këtu e vizitoj më shpesh”, tha i afërmi i familjes.
Se e mitura nga Kosova është në mesin e viktimave, njoftoi dje edhe Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili publikoi edhe foto të saj.
Për rastin dolën me komunikatë dje edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Jozyrtarisht u tha se në mesin e viktimave është edhe një e mitur nga Kosova, ndërsa theksuan se Austria s’kishte publikuar ende listën me viktimat.
Sulmi me 10 viktima në Graz të Austrisë, në mesin e të vrarëve edhe një 15-vjeçare nga Kosova