×
  • Lajme
  • Lajme

    Do të varroset sot 27 vjeçari i vrarë në Mitrovicë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 7:19

    Sot do të varroset 27-vjeçari, Valmir Fazliu i cili u vra në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.


    Të afërmit e djalit të vetëm të familjes, Valmirit të ndjerë, kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot (e hënë) me drekë – ora 13:00 në varrezat e fshatit Dolak në Vushtrri.

    Kjo ngjarje e rëndë kishte shokuar Mitrovicën, pasi që përveç vrasjes së Valmirit, të plagosur kishin mbetur edhe tre persona.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

    Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!