I dyshuari Shkëlzen Nokaj që e kërcënoi kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.
Me kërkesë të policisë ai është paraqitur sot për intervistim në polici, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personi i dyshuar për rastin e kanosjes qe ka ndodhur dje, pasi që ka pranuar thirrjen zyrtare nga ana e policisë, sot është paraqitur në polici dhe ndaj tij kanë përfunduar procedurat policore. Personi i dyshuar Sh.N. me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka theksuar Ahmeti.
Ndërkohë, në raportin 24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thekson raporti.
Gazeta Sinjali ka raportur dje se i dyshuari Shkëlzen Nokaj paraprakisht kishte kërcënuar kryetarin e komunës përmes emailit, për një kontest pronësor.
Në e-mailin e tij ai i ka shkruar Ahmetit se do ta ia vë flakën objektit të Komunës së Prishtinës dhe se asnjëherë nuk do të zbulohet identiteti i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.