×
  • Lajme
  • Lajme

    Doarsa Kica Xhelili zëvendësohet nga Valon Ramadani si kryetar i komisionit për administratë publike

    Reporteri
    15 Shtator 2022 | 11:51

    Pas kalimit nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LVV e zëvendësoi Doarsa Kica Xhelilin si Kryesuese e Komisionit për Administratë Publike me deputetin Valon Ramadani, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Gjithashtu Doarsa Kica Xhelili u zëvendësua edhe si anëtare e këtij komisioni, nga deputetja e LVV-së, Arbreshë Hyseni Kryeiu, si dhe në Komisionin për Legjislacion u zëvendësua nga Saranda Bogujevci.

    Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën e zëvendësoi me Doarsa Kica Xhelilin si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Disasporë.

    Doarsa Kica Xhelili kohëve të fundit u shkëput nga grupi parlamentar i LVV-së, si dhe nga Lista Guxo, për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i votuan këto zëvendësime në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo sot për herë të parë mori pjesë në seancën parlamentare të sesionit vjeshtor në bankat e LDK-së./Reporteri.net/.

    Doarsa Kica ulet në rend të parë kah LDK-ja në Kuvend, ua bën me dorë deputetëve të VV-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!