×
  • Lajme
  • Lajme

    Dobësohet NISMA në Pejë, jep dorëheqje nga partia ish-kandidati për deputet

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 21:11

    Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e fundit, Gëzon Berisha ka dhënë dorëheqje nga gjitha strukturat e partisë.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha në profilin e tij.

    Ai ka thënë se po largohet nga Nisma për shkak të obligimeve familjare.

    Berisha ka thënë se do të vazhdoj të jetë i pavarur në Kuvendin Komunal të Pejës.

    Postimi i tij:

    Te nderuar familjar, miq, kolegë, struktura te Nisma Socialdemokrate, të nderuar qytetarë!
    Me lejoni qe te ndajè me ju një vendim jo edhe aq te lehtë nga ana ime.

    Unë Gezon Berisha kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat qe i kam ushtruar në Nisma, si Kryetar i Deges se Nisma-s Peje, anetare i kryesise Qendrore, antarë i Këshillit Kombëtarë, kordinator i rrafshit Dukagjinit, po ashtu edhe nga Nisma Socialdemokrate!

    Arsyeja e largimit tim është personale për shkak te obligimeve familjare.

    Aktivitetin tim do ta vazhdoj si antarë i pavarur ne Kuvendin Komunal Peje, duke i falenderuar te gjithë ata qe me besuan, dhe u rreshtuan pas meje, zotohem qe nuk do ti zhgenjej dhe do ti mbroj interesat e qytetarve te Pejes.

    Faleminderit per bashkepunim!

    Me respekt: Gezon Berisha

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3792079447486604&set=a.597226500305264&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!