Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci gjatë ditës së djeshme gjatë qëndrimit në Tiranë ku bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor mori pjesë në samitin e Brdo-Brijonit tha se lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik nuk është dashur fare të ftohet në këtë samit.
Madje presidenti Thaçi kishte refuzuar edhe të shtrëngojë duart me të.
E ndaj këtyre deklaratave, është kundërpërgjigjur sot Dodik i cili ka thënë se Hashim Thaçi, nuk është dashur të përmend Republikën Srpska dhe të flasë në mënyrë kritike për të, sepse Serbia nuk është imagjinare, por realitet, transmeton Reporteri.net.
Për deklaratën e Thaçit se “ai nuk do të lejojë Republikë Serbe në Kosovës”, Dodik iu përgjigj Thaçit se serbët nuk kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës sepse ajo është Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.