Dodik: Thaçit e Ramës ju ka mbetur vetëm që t’i kërkojnë edhe Kalifornisë bashkimin me ta

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik tha se ai dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të kërkonin bashkimin kombëtar ashtu siç bëri kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përpara takimit të Brdo-Brionit në Tiranë. 


Ai tha se Republika Srpska po kujdeset që Serbisë mos t’ia përkeqësojë situatën dhe siç u shpreh ai të mos hedh “benzinë në zjarr”, transmeton Reporteri.net.

Para samitit të Brdo-Brionit, ai u tha gazetarëve se askush nuk reagoi ndaj deklaratës së Thaçit dhe Ramës për hapjen e kufijve dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

“E pashë se, përveç integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ata po kërkojnë edhe Luginën e Preshevës (në jug të Serbisë qendrore). Ju ka mbetur vetëm që t’i kërkojnë edhe Kalifornisë të bashkohet me ta”, u shpreh Dodik.

Ndryshe në Tiranë ka nisur sot samiti i Brdo-Brijunit, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta ku janë mbledhur edhe liderët kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të Evropës. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010./Reporteri.net