×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Dogana anulon tenderin mbi 4 milionë Euro për aftësimin e terminalit publik në Vërmicë, i shpallur që nga 2023’ta

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 17:54

    Dogana e Kosovës e ka anuluar tenderin mbi 4 milionësh për aftësimin e terminalit publik në Vërmicë dhe qasjen e papenguar të mjeteve në autostradë. Vendimi për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit është marrë në shtator të vitit të kaluar, e në platformën e-Prokurimi është publikuar të premten, shkruan Reporteri.net.

    Në vendimin e Doganës thuhet se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është meqë asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm.

    Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat tetë kompani. Vetëm dy oferta ishin në vlerë mbi katër milionë.

    “Dogana e Kosovës anulon tendering e prokurimit “ Aftësimi i terminalit publik në Vërmicë dhe qasja e papenguar e mjeteve në autostradë”…Arsyeja e anulimi: asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm”, thuhet në vendim.

    Ky tender ishte shpallur nga gushti i vitit 2023. Në njoftimin për kontratë thuhej se punët duhej të kryheshin për një periudhë prej 12 muajsh.

    Punët do të kryheshin nëpër hangarë, depo dhe rrethojën nga metali./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!