×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana dhe policia aksion në dyqanet e telefonave në Prishtinë, cak edhe Mobil Shop Fita

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 15:06

    Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë janë duke zhvilluar një aksion, me ç’rast po kontrollohen dyqanet e telefonave në Prishtinë.

    Aktualisht aksioni po zhvillohet në lagjen “Ulipana” në Prishtinë, aty ku ndodhen shumë dyqane të telefonave.

    Cak i kësaj batisjeve është edhe Mobil Shop-i i njohur në kryeqytet “Fita”.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa njësia e Doganës dhe Policisë po kryejnë bastisjen në Mobil Shop “Fita”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!