Katër refugjatë sirianë janë gjetur sot në një maune pasi u futen ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një komunikate për medie, ku thuhet se gjatë kontrollimit të mauneve, oficerët doganorë kanë hasur në refugjatët të cilët po vinin nga Greqia, shkruan Reporteri.net.
“Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.