×
  • Lajme
  • Lajme / Statistikat krahasuese

    Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 16:54

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar rritjen më të madhe në të hyra, me mbledhjen e mbi 1.5 miliardë eurove.

    Sipas njoftimit të tyre, kjo shifër shënon rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për Doganën e Kosovës, pasi janë mbledhur mbi 1.5 miliardë euro të hyra. Kjo shifër e jashtëzakonshme përfaqëson një rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftim.

    Madje sipas tyre, në këtë rritje ka ndikuar përmirësimi i procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës e rritja e transparencës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!