Dogana e Kosovës, ka parandaluar futjen e 3 mijë e 120 palë këpucëve me marka të falsifikuara.
Siç ka njoftuar Dogana, këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.
Njoftimi i plotë:
Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara!
Gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara. E veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.
Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.
Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë të raportojnë çdo dyshim në 📞 0800 50 095.