×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana kap në Aeroportin e Prishtinës ari të padeklaruar në vlerë afro 60 mijë euro

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 13:22
    Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari". Fotografi nga arkivi.

    Dogana e Kosovës ka kapur një kilogram ari të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit, në imazhin e skanerëve u zbulua mall i fshehur bashkë me dokumentet përkatëse, e që vlera e tij kapte shifrën e mbi 59 mijë euro.

    “Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Komunikata:

    DOGANA E KOSOVËS ZBULON DHE KAP SASI ARI TË PADEKLARUAR NË AEROPORT

    Prishtinë, – Në një operacion të suksesshëm të kontrollit doganor, Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari , me pastërti prej 14 karatësh.

    Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 €.

    Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.

    Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana e Kosovës luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!