Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka tentuar t’i fus në Kosovë përmes një mashtrimi.
Ndaj kompanisë sipas një njoftimi të Doganës janë iniciuar procedurat kundërvajtese.
“Dogana e Kosovës ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi. Një kompani ka tentuar të fshehë gati gjysmën e gomave të importuara duke i futur brenda njëra-tjetrës, me qëllim që të paraqesë një sasi më të vogël. Sasia e fshehur e gomave ështe 1108 cope. Dogana ka konfiskuar produktet si dhe ka inicuar procedurat kundervajtese ndaj kompanise. Vlera e perafert eshte mbi 40000 mije euro.”, ka njoftuar Dogana.
Në komunikatë thuhet se kontrabanda dhe deklarimi i rremë dëmtojnë tregtinë e ndershme dhe të hyrat shtetërore.
“Dogana mbetet e përkushtuar në garantimin e transparencës dhe zbatimin e ligjit. Ne do të mbrojmë të hyrat dhe konkurencën e drejtë dhe tolerancë për shkelësit e ligjit nuk do të ketë!”, ka bërë të ditur Dogana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.