×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana kontrollon një veturë në Vermicë, i gjen rreth 18 mijë euro të padeklaruara

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 14:35

    Dogana në pikën kufitare të Vërmicës gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur rreth 18 mijë euro të padeklaruara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të Doganës, paratë janë sekuestruar në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e tyre.

    Komunikata:

    Zbulohen mjete monetare të padeklaruara në Vërmicë

    Prizren, 10 qershor 2025 – Sot, në Pikën Kufitare të Vermicës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti me targa kosovare.

    Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje:
    • 74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro

    • 211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro

    Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjesa tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore.

    Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10.000 mije euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!