Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka hapur procedurat hetimore për tejkalim të shpejtësisë ndaj një zyrtari të saj, i cili u pa në një video të publikuar në media, duke vozitur me shpejtësi të madhe.
Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjitha rastet kur shohin keqpërdorime.
“Prishtinë 18 qershor 2021 pas publikimit të një video, ku shihet një automjet i doganës me shpejtësi të madhe, dogana ka hapur hetimet e brendshme për zyrtarin e dyshuar.
Dogana ju bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjitha raste ku shohin keqpërdorime ashtu që me ndihmën tuaj të mos lejohet asnjë keqpërdorim potencial”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.