Dogana e Kosovës ka arritur që të rrisë të hyrat për buxhetin e shtetit për 11% më shumë se në periudhën paraprake.
Në një njoftim thuhet se për herë të parë që nga themelimi i doganës, janë grumbulluar rreth 170 milionë euro në fillim të muajit mars, shkruan Reporteri.net.
Sipas tyre kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme.
Po ashtu ata bëjnë të ditur se krahasuar me vitin 2019, vërehet qartë se trendi i të hyrave është në rritje.
“Gjatë vitit të kaluar dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milionë që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë”, thuhet në njoftim./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.