Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, ATK-në kanë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme në Obiliq, ku kanë sekuestruar 10480 parfume në vlerë prej 94320 euro në komunën e Obiliqit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
KONTRABANDË ME MALLRA
Obiliq / 30.11.2023 – 10:00. Në vazhdën e luftës kundër dukurive negative dhe kontrabandës me datë 11.06.2024 Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhërin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10480 copë parfume në vlerë prej 94320 euro dhe dëshmi tjera materiale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.