Njësia e TASK FORC-ës -Lindje e përberë nga Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë.
Sot më 15 mars, në magjistralen Bujanovc – Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa serbe dhe me drejtues shtetas i Serbisë.
“Gjate kontrollit të automjetit është parë se kishte të ngarkuar mallra ushqimore të cilat i kishte sjellë përmes rrugëve ilegale”, njofton Dogana e Kosovës.
“Automjeti me mallra është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Dheu Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, njofton tutje Dogana e Kosovës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.