Në amfiteatrin e Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave.
Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë, shkruan Reporteri.net.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.
Mirëpo, siç mëson Reporteri.net, në këtë grup doktorësh të ri ishte edhe një kandidat që nuk kishte aq fat në zgjedhje. Mustafë Haziri nga Mitrovica, që ishte kandidat i koalicionit NISMA-AKR-PD, nuk arriti të bëhet deputet dhe mori vetëm 184.
Sidoqoftë, as vetë partia e Hazirit nuk kishte aq fat, pasi dështuan të marrin votat e nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.