Doktori Shukri Gërxhaliu i ka mbledhur për shumë vite rresht përjetimet e grave të dhunuara nga serbët.
Ish pjesëtari i UÇK-së tregon numrin e grave nga Vushtrria, që sipas tije u dhunuan nga ushtria serbe.
“Sipas deklaratave të tyre që kanë qenë ose s’kanë qenë, ato tregojnë unë kam qenë vet e shtata e teta, vet e dyta vet e treta, e kam bërë një përmbledhje të tyre dikun 134 janë vetën në Vushtrri të dhunuara”, rrëfen doktori Gërxhaliu, për T7, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se secili rast është më i dhimbshëm se tjetri.
“Por rasti më i rëndë kur një grua shtatzënë 3-4 muajsh bashkë me do tjera, futet në një dhomë në maj të vitit 199 dhe i aborton dy djem bineq. Rast tjetër kur ajo ka mbetur shtatzënë dhe nuk ka mundur me abortu në atë qendrën ku ka shkuar pas dhunimit, sot e ka fëmijën është tuj e rrit dhe është rast i rëndë”, ka deklaruar doktori.
Ai tregon se disa nga gratë e dhunuara kanë aplikuara për statusin e të dhunuarve nga lufta.
“Një numër i tyre kanë thënë nuk dua pension dhe doktor Shukriu t’i e Zoti dhe unë e dijm këtë punë dhe duhet me shti në dhe”, ka pohuar doktori.