Rusia në vitet e fundit punuar shumë për të kthyer apo rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Madje Rusia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të destabilizuar këtë rajon duke ndikuar në përkeqësimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.
Kjo është thënë në një raport të Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021.
Siç thuhet në këtë raport Rusia ka bërë përpjekje për përkeqësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka minuar stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës duke mbështetur grupe ekstremiste.
“Komiteti mbetet i shqetësuar për aktivitetet e Federatës ruse që së bashku kanë një impakt destabilizues mbi mjedisin politik dhe atë të sigurisë në fushën e përgjegjësisë së Komandës Evropiane të ShBA-së”, theksohet në raport.
Përveç kësaj në raport Rusia thuhet se është përgjegjëse për grusht-shtetin në Malin e Zi dhe gjithashtu për përpjekjet që të parandalojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Komiteti thekson se Rusia ka luajtur rol destabilizues në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbia, ka minuar stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe ka mbështetur grupet terroriste”, thuhet në raportin e Senatit.
Si rezultat i këtyre, Komiteti ka ftuar Sekretarin e Mbrojtjes që të raportoj jo më larg se data 30 tetor 2020 për synimet e SHBA’së për promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimin me vendet e Ballkanit për të reduktuar gjithashtu varësinë e tyre nga sistemet e armatosura ruse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.