Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dhënë mundësinë Listes Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit që mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.
Reporteri.net shkruajti më herët se ankesa e partisë serbe është pranuar nga PZAP.
Tani Reporteri.net ka siguruar edhe vendimin e sotëm, me të cilin anulohet vendimi i KQZ-së dhe obligohet ky institucion që ta certifikojë Listen Serbe.
Siqoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në orën 16:00 ku edhe pritet të certifikohet partia serbe me seli në Mitrovicë të Veriut.
Ndryshe, Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi dy anëtarë të Lëvizjen Vetëvendosje votuan kundër, duke dhënë si arsyetim mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Si argument, ata kanë përdorur letrat e dorëheqjeve ku ish-kryetarët i referohen Kosovës si “Kosova i Metohija”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.