Qeveria Kurti, javën e kaluar ka mbajtur një takim parapërgatitor për dialogun Kosovë-Serbi, të cilin e ka mbajtur tërësisht fshehtë.
Portali ‘Demokracia.com’ ka publikuar dokumentin e agjendës së zëvendësit të Kurtit, Besnik Bislimit, i cili është i ngarkuar me çështjen e dialogut.
Nën organizimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, zëvendëskryeministri Bislimi larg syve të qytetarëve më 20 prill ka marrë pjesë në takimin jopublik, i cili nuk është bërë fare transparent për publikun, ku është diskutuar për dialogun.
Temë diskutimi në këtë takim ishte se çka duhet të bëjë qeveria e re, e cila sapo ka marrë pushtetin, që të luajë rol konstruktiv dhe të ketë debat të arsyeshëm për të arritur synimet afatgjata në marrëdhëniet midis dy vendeve. Për këtë takim askush nuk ka folur deri më sot.
Kurse sot, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit pikërisht për të negociuar për rifillimin e dialogut me Serbinë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.