×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokumenti tjetër që tregon se Hysen Durmishi mashtroi publikisht, ky është vendimi për anulimin e tenderit për tiketat ngjitëse

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 19:53

    Pretendimet e Zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, lidhur me tenderin për “Tiketat Ngjitëse”, e në bazë të të cilit nga shtatori qytetarët që regjistrojnë automjetet e tyre duhet të paguajnë edhe 4 euro e 90 cent shtesë i rrëzon edhe një dokument tjetër që e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar vendimin me të cilin ish-sekretari i kësaj ministrie e kishte anuluar këtë tender më 4 nëntor të vitit 2019.

    Zëvendësministri Hysen Durmishi u mundua sot të arsyetohet duke thënë se ky ishte tender nuk ishte dhënë nga Qeveria aktuale por nga nga Qeveria e Ramush Haradinajt, konkretisht nga ish-ministri Pal Lekaj.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar edhe vendimin për anulimin e atij tenderi në vitin 2019 në kohën sa ministria drejtohej nga Pal Lekaj.

    Sipas vendimit që e ka siguruar gazeta del se asnjëra nga kompanitë që kishin ofertuar për “Tiketat Ngjitëse” nuk i kishte plotësuar kriteret e parapara.

    “Anulohet Raporti nr.0710612 datë 12.11. 2018 i Komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me “Tiketë Ngjitëse: si dhe anulohen të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës së rregullësisë tenkine të mjeteve me veprim motorik.
    2. Obligohet Departamenti I Automjeteve për zbatatimin e këtij vendimi
    3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

    Tenderi ishte anuluar atëbotë me arsyetimin se dyi kompanitë e para nuk i plotësonin kushtet kurse ofertuesi i tretë ndonëse i ka plotësuar kriteter e kërkuara por nuk e ka vulosur çmimin e ofertës dhe nuk e ka dërguar në zarf të mbyllur.

    “Arsyetim – Komisioni I caktuar me vendimin për vlerësimin e ofertave të tiketës së rregullësisë teknike ë mjeteve me veprim motorik ka hartuar raportin nr.07.10612 të komisionint për vlerësimin e ofertave për shkbimin “Tiketë Ngjitëse”. Për shërbimin me “Tiketë Ngjitës” kanë paraqitur ofertë operatorët N.Sh “Viaprint: Gjilan me nr.9353 datë 03.10.2018
    2.”Auto Control Kosova”, SH.P.K – Prishtinë me nr9396 datë 04.10.2018
    3. “Intrast’ SH.P. K- Prishtinë me nr 9401 datë 4.10.2018.  Komisioni i lartcekur ka rekomanduar që N.SH. “Viaprint”-Gjilan dhe “Intrast” SH.P.K-Prishtinë në bazë të dokumentacionit të ofruar dhe shënimeve të mbajtura nuk i kanë plotësuar të gjitha speciafikacionet tekniket të përcaktuar nga Ministria e Insrastrukturës dhe Transportit për të ofruar shërbime me “Tiketë Ngjitëse”, ndërsa “Auto Control Kosova”, SH.P.K- Prishtinë në bazë të dokumentacionit të ofruar dhe shënimeve të mbajtura i kanë plotësuar specifikacionet (kriteret) të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të ofruar shërbime me “Tiketë Ngjitëse:, por nuk e ka nënshkruar dhe vulosur çmimin e ofertës të cilin e ka në faqe 11, po ashtu kompania nuk e ka një kopje të mbyllur në një zarf të veçante siç është kërkuar në të përditshmen “Zëri” të datës 19 shtator 2018″, thuhet në vendim.

    Tutje sipas vendimit në të dhënat e rekomandimit nr.0710612 datë 12.11.2018 i hartuar nga komisioni për vlerësimin e ofertave dhe shërbimin me “Tiketë Ngjitëse”  nr.07.10612 datë 12.11.2018 i Komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me “Tiketë Ngjitëse, vërtetohet se asnjë nga operatorët ekonomik të lartcekur nuk i plotësojnë të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara me vendimin KM/MI-01 nr.757.2018 datë 07.09.2019 për përcaktimin e dukjes dhe kushteve të tiketës së rregullësisë teknike të mjeteve me veprim motoric dhe legjislacionin në fuqi.

    “Andaj duke u bazuar në nenit 53 dhe 58 të Ligjit nr.05.l-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative u vendos si në dispozitivin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

    Palë e pakënaqura kishin pasur të drejtë ankimi prej tri ditësh.

    Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë ka sjellë edhe një dokument ku tregohej se ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Durmishi para më shumë se një muaji ishin njoftuar se tenderi ishte anuluar më 2019.

    Sipas dokumentit që e publikoi Gazeta Online “Reporteri.net” del se edhe pse Hysen Durmishi tha që tenderi ka nisur më 2018, ai më 25 maj 2021 është njoftuar nga zëvendësudhëheqsi i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në Departamentin Ligjor të MMPHI-së, Zymer Avdullahu së ky tenderi i dhënë më 2018 ishte anuluar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë me datën me datën 4.10.2019.

    “Lidhur me kërkesën e lartcekur sqarojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, tani me emërtimin Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me vendimin nr.01.11756 datë 04.10.2019, ka anuluar raportin nr. 07.10612 datë 12.11.2018 të komisionit për vlerësim të ofertave për shërbimin me “Tiketa ngjitëse: si dhe ka Anuluar të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës së rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik, si dhe me vendimin e lartcekur e ka obliguar Departamentin e Automjeteve për zbatimin e këtij Vendimi dhe kjo çështje ka përfunduar me vendim”, thuhet në njoftimin e Avdullahut për Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin.

    Shkesa nr.01.11756 i datës 04.10. 2019 i është dërguar kabinetit të Ministrit, Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Departamentit të Automjeteve dhe Arkivit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, tani me emërtimin Ministria e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Kujtojmë që sot zëvendësministri Hysen Durmishi, ka hequr fajin nga Qeveria Kurti për këtë tender.

    Përmes një postimi në Facebook, Durmishi shkroi se kur kanë ardhur në Qeveri e kishin gjetur marrëveshjen e gatshme, vetëm duhej të nënshkruhej.

    “Kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj. Si procedurë ka qenë përmes shprehjes së interesit ku kanë aplikuar disa kompani dhe në fund nga komisioni vlerësues është zgjedhur kompania e përgjegjshme fituese’’, shkroi Durmishi.

    Tutje ai edhe sqaroi se çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje, duke thënë se ‘’tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion.

    Ky është postimi i plotë:

    Sqarim për opinionin publik në lidhje me marrëveshjen për “tiketa ngjitëse”

    Kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj.

    Si procedurë ka qenë përmes shprehjes së interesit ku kanë aplikuar disa kompani dhe në fund nga komisioni vlerësues është zgjedhur kompania e përgjegjshme fituese.

    Kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej. Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithëçka në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe se është interes i Kosovës. Kam autorizuar auditim të komplet procesit dhe kam marr opinionet nga zyra ligjore e Kryeministrit dhe zyra ligjore e ministrisë. Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata. Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me 8 qershor 2021.

    Çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje?

    Në Kosovë aktualisht janë 20% deri 30% të automjeteve të paregjistruara. Kriteri kryesor për aplikim për kartonin e gjelbërt është që ky numër të zbret nën 5%.

    Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve e kanë vendosur një taksë prej 30 eurove në emër të mbulueshmërisë së dëmeve të shkaktuara nga aksidentet e makinave të paregjistruara.

    Tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion prandaj do të mundësoj që shumë shpejtë të arrijmë në pragun nën 5% të automjeteve të paregjistruara. Me këtë ne kemi përfitim si qytetarë sepse në njërën anë heqet taksa prej 30 euro e në anën tjetër plotsojmë kriterin kryesor të aplikimit për kartonin e gjelbërt me të cilin përfitimet janë të shumta. Përfitim tjetër natyrisht që është edhe siguria rrugore sepse nuk do të kemi automjete pa kontrollë teknike e regjistrim në komunikacion e rrjedhimisht më pak aksidente.

    Po ashtu dje, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje të protestohet kundër vendimit të Qeverisë për taksën 4.90 euro për automjetet në Kosovë.

    Haradinaj ka thënë se me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të

    “Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Ndërsa ka bërë thirrje për protestë, ai thotë se pa asnjë arsye qytetarëve do t’u merren rreth 5 euro për secilin automjet.

    “U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet! Protestoni për të drejtat tuaja”.

    Nga data 1 shtator, kompania “Auto Control Kosova”, do të inkasojë nga 4.90 euro, për secilin automjet për t’i vënë asaj tiketën ngjitëse, e cila konfirmon se mjetit motorik i është kryer kontrolli teknik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!