×
  • Lajme
  • Lajme

    Dolën negativ për koronavirus, sot lirohen 95 persona nga konviktet

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 8:06

    Dje janë kryer testet për grupin e tretë të personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.


    Nga 95 persona sa janë testuar për COVID-19, të gjithë rezultuan negative, raporton Indeksonline.

    Izet Sadiku infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar mbrëmë se “sot ky grup lirohet në shtëpi”.

    Ndryshe numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140.

    Deri më tani ka pasur një viktimë teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 23 gjithsej.

    Institucionet përkatëse të Kosovës kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, të reduktojnë daljet në mënyrë që të kalohen edhe këto tri javë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të rrezikshëm për shëndetin e të gjithë qytetarëve shkaku i pandemisë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!