×
  • Lajme
  • Lajme

    Donat Syla që themeloi misionin diplomatik të Kosovës në Toronto të Kanadasë: I erdhi fundi kësaj detyre fisnike

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 17:06

    Themeluesi i misionit diplomatik të Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka njoftuar se, pas një udhëheqjeje më shumë se katër vjeçare, e ka përfunduar misionin e tij në krye të kësaj detyre.

    Këtë njoftim, Syla e bëri përmes një postimi në Facebook, me ç’rast falënderoi udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës për besimin e dhënë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Me kete rast dua te falenderoje udheheqesit e institucioneve te Republikes se Kosoves per besimin qe kane pasur ne mua nder vite per ta drejtuar nje detyre kaq me peshe dhe kaq fisnike. Poashtu, falenderoje institucionet federale kanadeze si dhe ato provinciale te Ontarios, homologet e mi te misioneve te huaja ketu ne Toronto, organizatat e shumta te profileve te ndryshme si dhe diasporen tone te dashur per perkrahjen e tyre ne cdo nisme e objektiv tonin si mision.”

    Misioni diplomatik i Kosovës në Toronto, në krye të të cilit ka qenë Syla, ka shërbyer si dritare e Republikës së Kosovës në metropolin kanadez, duke përfaqësuar kështu vlerat më të mira të saj. /Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!