×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gervalla i quan dele delegatët e LDK-së

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 13:22

    Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku në krye të partisë me aklamacion u zgjodh sërish Isa Mustafa.


    Gërvalla ka postuar një fotografi të deleve në Facebook me mbishkrimin “Qysh jeni? A u lodhët sot?

    Duket se Gërvalla nuk është fare e kënaqur me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri, dhe se ilustrimi me fotografinë e deleve kritikon delegatët dhe kryesinë për mbështetje të verbër ndaj zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar me aklamacion.

    Donika Gërvalla në Kuvendin e LDK-së në vitin 2015, nuk është lejuar të futet në Kuvend si delegate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!