Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, para tre vjetësh kishte ofenduar rëndë liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit ku po diskutohej në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë reshtur kritikat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, atë e kishin quajtur edhe kriminel ordiner.
Derisa, Donika Gërvalla, duke shprehur mospajtimin e saj ndaj Ramush Haradinajt që atë kohë mbante postin e kryeministrit e kishte quajtur “pis”.
“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba”, ka shkruar Gërvalla.
Tutje Gërvalla kishte shkruar se: “Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, kishte shkruar tutje ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.