×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla reagon në orët e vona, flet për “shpikje, presion e kërcënime”

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 23:16
    Donika Gervalla

    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë disa fjalë për punën që po bëhet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Ajo ka shkruar se si kriterë parësorë të kësaj Ministrie mbeten meritokracia dhe profesionalizmi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje, Gërvalla shkruan se punësimet e jashtëligjshme të bëra në këtë ministri janë shfuqizuar pasi, sipas saj, këto dëmtojnë rëndë diplomacinë e shtetit. Ajo thotë se nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale.

    “Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, shkroi ndër të tjera Ministrja Gërvalla në Facebook.

    Kujtojmë se Gërvalla u kritikua së fundmi nga Ish-Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Lulzim Krasniqi i cili u shkarkua nga puna me vendim të Ministres Gërvalla e që Krasniqi e ka konsideruar si vendim të bazuar në urrejtje dhe paranoja. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit.

    Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale.

    Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë.

    Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit.

    Konsulli i shkarkuar i Kosovës në New York i shkruan Gërvallës: Vendimi juaj bazohet në urrejtje dhe paranoja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!