Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.
Gërvalla kishte në plan të vizitonte Luginën e Preshevës, por që vizita e saj u anulua.
Lajmin për klanin e kanë konfirmuar nga MPJ.
“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”.
Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.
Sipas gazetës serbe Tanjug, ai nuk është lejuar të hyjë në Jarinje.
Siç shkruan kjo gazetë, nga Zyra për Kosovën është thënë se autoritetet në Kosovë kanë shkuar më tej në shkeljen e marrëveshjes të arritur në Bruksel, kjo pasi që nuk e njoftuar Beogradin paraprakisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.