Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi i ka dal në krahë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas certifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se gazi në Kuvend për të cilin u dënua Kurti, nuk ishte kundër Kosovës por për ta mbrojtur atë nga Zajednica, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica.
Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen.
Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes.
Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik.
Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.