Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka folur për pozitën e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Thotë se ‘de fakto’ është përjashtuar nga AAK.
“Unë jam rikthy në Aleancë për me vazhduar. Kam telashe, dmth është njëfarë përjashtimi “de facto” të cilën ma kanë bo në Aleancë”, tha ajo në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.
“‘De facto’ unë ka pesë-gjashtë muaj që unë nuk jam thirrë në asnjë takim”, shpjegon ajo duke theksuar se mes saj dhe partisë së Ramush Haradinajt ekziston një “hendek”.
Por a do të bashkohet ajo me iniciativën që po e krijon Vjosa Osmani.
“Unë Vjosen e kam shoqe moti dhe s’flasim për oferta”, thotë Kadaj-Bujupi.
“Gratë nuk bëjnë marrëveshje kështu përmes ofertave e pozitave”, shton ajo.
“Nëse është një projekt shumë i mirë, ajo është tjetër çka. Sigurisht që kisha dashtë me pa gra në udhëheqje të partive politike. Nuk e kemi biseduar asnjëherë. Nuk e kam mëndu’, theksoi Kadaj-Bujupi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.