×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj tregon se pse nuk e votoi Hotin kryeministër, mbron Vjosa Osmanin

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 16:06

    Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e cila nuk mori fare sot pjesë në seancën ku u votua Qeveria Hoti, ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të saj politike.


    Kadaj ka thënë se se Hoti ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë, andaj sipas saj në fazën në të cilën ndodhet Kosova, kërkon një udhëheqje të qëndrueshme e parimore.

    Ajo po ashtu ka thënë se me zgjedhjen e Hotit kryeministër është anashkaluar Vjosa Osmani e cila kishte marrë votat nga qytetarët, shkruan Reporteri.

    Postimi i plotë:

    Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime. Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe. Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore.

    Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër. Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme. Në këtë rast është anashkaluar nje grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
    Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!