×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e Haradinajt: Vuçiq takim urgjent me bashkëpunëtorët e tij

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 21:28

    Mediat në Serbi raportojnë se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me kryetarin dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij.


    Sipas tanjug, në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

    Raportohet se Vuçiq pritet që nesër të reagojë rreth dorëheqjes së shefit të ekzekutivit kosovar Ramush Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!