×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëhiqet anëtari më i votuar i PDK-së në Malishevë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 15:02

    Asamblisti më i votuar i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Kastriot Berisha ka deklaruar se tërhiqet nga grupi i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës. Berisha ka bërë të ditur se do të veprojë si i pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës.


    “Unë Kastriot Berisha, si më i votuari në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës, deklaroj se tërhiqem nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së dhe do të vazhdoj të veproj i pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për arsyet e këtij veprimi opinioni do të njoftohet me kohë, përmes rrjeteve sociale”, ka deklaruar Kastriot Berisha, anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës”.

    Edhe anëtarja tjetër nga radhët e PDK-së, Florentina Zulfaj  është dorëhequr nga të qenit pjesë e grupit të PDK-së. Zulfaj është femra më e votuar në grupin e anëtarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës.

    Pas këtij deklarimi, të anëtarët e kuvendit, Zulfaj e Berisha, i kanë ndërruar edhe ulëset në kuvend, duke u ulur prapa pjesë së ulëseve të pjesës tjetër të anëtarëve të PDK-së.

    PDK në Malishevë, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e  Komunës, duke dalë partia e dytë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!