×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëhiqet kryeinspektorja e Shëndetësisë, Ardita Baraku

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 15:06

    Kryeinspektorja Ardita Baraku ka dhënë dorëheqje nga posti në Ministri të Shëndetësisë.  Dorëheqjen e saj ajo e ka ofruar pranë zyrës së ministrit Uran Ismailit.


    “MSh është njoftuar lidhur me qëllimin e znj. Baraku që të largohet nga pozita e Kryeinspektores Shëndetësore, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje. MSh ju informon se ende nuk ka asnjë vendim për emërimin e një ushtruesi të detyrës në pozitën e Kryeinspektores”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Express.

    Gazeta mëson se Baraku është larguar nga pozita e kryeinspektorës pasi që ka gjetur një pozitë tjetër të punës në një tjetër institucion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!