×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëza, maska e teste: Avioni ushtarak i Turqisë që solli ndihma në Kosovë

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 20:27

    Në Kosovë ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Coronavirus.


    Ndihmat të cilat erdhën me aeroplan ushtarak nga Turqia, përfshinë teste për diagnostikimin e kooronavirusit, doreza dhe maska mbrojtëse, transmeton Reporteri.net.

    Ministri Arbren Vitia e quajti këtë lajm të jashtëzakonshëm për profesionistë shëndetësor.

    Ministri Vitia theksoi se këtyre ndihmave do t’u gëzohen më së shumti stafi mjekësor, të cilët do ta kenë më të lehtë të përballen me situatën, qoftë duke mbrojtur veten që të jenë në krye të detyrës, duke i mbrojtur qytetarët të cilët kanë nevojë tani.

    Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, tha se ndihmat kanë ardhur me vendim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!