Dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.
B.Z. (28) dhe B.Z. (25) janë dorëzuar sot rreth orës 14:00, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (38).
Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.
Kujtojmë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarve B.Z., dhe B.Z. nga komuna e Pejës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12, në Greme, Ferizaj, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta fusin në automjetin e tyre Audi”, ngjyrë e zezë, por për shkak të rezistencës këtë nuk mund ta bëjnë.
Personi i dëmtuar arrin të largohet, por të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e stomakut dhe në këmbë. Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.